Vdes në burg 46 vjeçari, u arrestuar për abuzim seksual me mbesën

Një 46 vjeçar ka humbur jetën në burgun e Fierit, pas një ataku në zemër. Shtetasi Thoma Çala ndodhej në qelitë e burgut të sigurisë së larë, ndërsa ishte akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij. Ai u arrestua në shtator të vitit të shkuar. I ndjeri u akuzua nga vajza e vëllait të tij se kishte abuzuar seksualisht për disa vite që kur ajo ishte 14 vjeçe. Familja Çala banonte në fshatin Sheqisht të Fierit. Vajza pat deklaruar vitin e kaluar pas denoncimit të bërë në polici se abuzimi kishte nisur në prill të vitit 2010. Vajza denoncoi rastin pas fejesës, ku fillimisht i tregoi gjithçka të fejuarit të tij dhe më pas prindërve.

Artikulli paraprakZMIJANI: KUR LUAJTËM NE ME SPANJËN PARA 30 VITESH!
Artikulli tjetërDESHMIA E IMZOT ERNEST TROSHANIT PER PERSEKUTIMIN NE KOMINIZEM