Ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas, Bekim Bauta është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, 58-vjeçari gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian).

Përveç kontributit në futboll, Bekim Bauta ka ushtruar dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta u dha nga familja e Bautës.

Artikulli paraprakKRITIKA PER KOSOVEN,RAMA: MALLKIMET TUAJA NUK MË BËJNË AS TRADHTAR, AS ESAT PASHË
Artikulli tjetërS’KA DAKORDIM MES VV DHE LDK-SË, KURTI: PSE U BLLOKUAM?