KRISTOF DE MARZHERI, HUMBI JETËN PASI NJË AKSIDENTI ME AVION. Kristof de Marzheri, shefi Ekzekutiv i gjigantit të naftës “Total”, humbi jetën mbrëmë kur avioni me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë për pastrimin e borës në aeroportin ndërkombëtar të Moskës, Vnukovo.
Lajmin e konfirmuan zyrtarët e aeroportit. Avioni po nisej për në Paris pak minuta para mesnate. 63-vjeçari kishte marrë pjesë në një takim në Moskë me qeverinë ruse për investimet e huaja.Bashkë me të, humbën jetën edhe tre francezë të tjerë, pjesëtarë të ekuipazhit. De Marzheri drejtonte kompaninë franceze që prej vitit 2007.