Vdes në QSUT i burgosuri 73-vjeçar ,2 vite e 8 muaj pa mbaruar dënimin
Ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT në Spitalin e Burgjeve një i burgosur. Zef Kola, 73 vjeç i cili vuante dënimin në Burgun e Krujës kurohej në spital nga tromboza. Kola i lindur dhe banues në Lezhë ishte dënuar me 22 vite për vrasje ndërsa i kishin mbetur edhe 2 vite e 8 muaj për të përfunduar dënimin.