Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro. 62 vjeçari i cili ishte në arrati prej 30 vitesh u prangos në janar të këtij viti teksa po shkonte në kimoterapi në një klinikë private.

Ai ishte në koma të pakthyeshme në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar Duke qenë i kërkuar për gati 30 vite, ai ishte i arratisuri më i gjatë i fshehur në Cosa Nostra.

Në spitalin L’Aquila ai po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë.

Messina Denaro konsiderohet si një nga pasuesit e Bernardo Provenzanos, i cili u arrestua ndërsa ishte fshehur në fermë jashtë Corleone, Siçili, në prill 2006.

Artikulli paraprakVRASJA E POLICIT NË VERI, KOSOVA SOT NË DITË ZIE PËR NDER TË AFRIM BUNJAKU
Artikulli tjetër‘TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI’, TIME SQUARE NË NEW YORK PUBLIKON MESAZHE FALENDERUESE PËR POLICINË E KOSOVËS