Nje shtetas ne qytetitin e Shkodres  ka vdekur nga ataku kardiak kete te premte .Sipas burimeve ai quhet Viktor Bulcaku nga fshati Pistull.

Ngjarja e rende eshte shenuar teksa Bulcaku mbante radhe tek pika e kolaudimit te automjeteve ne metropolin verior.Kane qene drejtuesit e tjere te mjeteve qe i kane dhene ndihmen e pare Bulcakut i cili nuk ka arritur ti mbijetoje infarktit duke nderruar jete.Sipas te njejtave burimeve Viktor Bulcaku ishte babai i dy femijeve dhe gezonte shendet te plote.Radhet e gjata te kolaudimit te automjeteve jane te pranishme prane kesaj pike qe ne dhjetor te vitit te shkuar, radhe te cilat i kane detyruar qytetaret te qendrojne per ore te tera ne pritje te procesit i cili behet nje here ne vit.Shpesh drejtuesit e mjeteve ne metropolin verior kane percjelle ankesat e tyre ne media per pritjet e stergjatura qe detyrohen te bejne prej ditesh.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA NUK SHKON MË SHUMË SE BARAZIMI NË MIQËSOREN E PARË
Artikulli tjetërPROFILI I NJË PIANISTEJE, IRENA MËHILLI