Vdes një foshnje gjatë lindjes,prindërit fajësojnë mjeken. Nis hetimi për mjeken gjinekologe.
Një foshnje ka ndërruar jetë dje gjatë lindjes në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit gjatë lindjes së shtetases me inicialet M.M. foshnja e gjinisë femër ka ndërruar jetë. Prindërit kanë fajësuar mjeken gjinekologe për ngjarjen duke e kallëzuar penalisht. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mjeken gjinekologe me inicialet M.R. 51-vjeçe. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve gjatë lindjes.