Vdes polici i burgut. E goditi makina, sapo kishte lënë punën e do ikte në shtëpi

Një punonjës policie i burgut të Fushë-Krujës humbi jetën rreth orës 22:30 minuta të së hënës. Ngjarja u regjistrua tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Një mjet i paidentifikuar tip BMË X5 aksidentoi 50-vjeçarin, punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës. Efektivi ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai sapo kishte lënë turnin dhe do të ikte në shtëpi. Burime policore bënë të ditur se grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë.

Artikulli paraprak“FRROKU”, GJYKATA RRËZON DËSHMITË ANONIME NGA BELGJIKA
Artikulli tjetërZBARDHET MESAZHI, JA ÇFARË BISEDOI NË TIRANË KREU I SHISH VISHO AJAZI ME KREUN E CIA