Vdes tragjikisht 55-vjeçarja
Një grua në Fier ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Afrim i Ri”, ndërsa viktima është L.E., 55-vjeçe. Gruaja është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, por mundi të mbijetoi dhe ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Raportohet se ngjarja ishte aksidentale, pasi gruaja kishte dalë në ballkonin e shtëpisë dhe po ndiqte me sy nipërit që po shkonin në kopsht, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Lidhur me këtë ngjarjen, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për vlerësim të mëtejshëm.