Familjarët e 8-vjeçares që vdiq në mënyrë tragjike në Keratsini në Greqisë kanë sulmuar me sende të forta fabrikën ku ndërroi jetë e mitura pasi ishin mbledhur për të protestuar aty. Ata akuzuan administratorët e fabrikës për mungesë përgjegjësie pasi vajza vdiq e ngecur në derën elektrike të biznesit.
Mediat greke publikuan dje pamje nga momenti tragjik ku vogëlushja fillimisht futet në ambientet e fabrikës teksa dera ishte hapur. Në momentin që dera mbyllet ajo nuk arrin të largohet nga drejtimi i saj duke ngecur aty. Mbyllja e derës ishte tragjik për të miturën, e cila ndërroi jetë në vend. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka dhe duket se trupi i saj qendron për 4 orë aty pa u vënë re nga punonjësit e fabrikës.
Kur u pyetën nga policia ata thanë se kishin parë diçka por iu duk si një qese që kishte ngecur në hekur.