Vdes tragjikisht i riu shqiptar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën një ditë më parë në Itali. Viktima është 25-vjeçari Gleraldo Ndreca, i cili banonte prej kohësh në Moretta. Ai ka vdekur teksa ishte duke riparuar një llampë në banesën e prindërve të tij në Moretta. Ajo që ka dhënë alarmin ka qenë gruaja e të riut, e më pas ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë atij, por nuk ka mundur ta mbajë në jetë. Gjyqtari ka urdhëruar një autopsi të trupit të pajetë të shqiptarit. Përveç prindërve dhe gruas, Ndreca ka lënë edhe një motër më të vogël.