Një 21-vjeçare në kryeqytet ka humbur jetën këtë të martë për shkak të helmimit me fostoksinë.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, 21-vjeçarja me iniciale M.L. ka pirë fostoksinë në banesën ku jetonte në fshatin Tufinë.
Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, por mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë. Shkaku i veprimit të vajzës mbetet për tu zbuluar.
“Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njoftoi Policia.