Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare me mision në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçarja nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit

Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATO-s .Dy ushtarakët e plagosur, janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

Artikulli paraprak6 MAJI, FESTA E BUSHATIT
Artikulli tjetërSHKODRA PA TERMINAL AUTOBUSËSH