Katër anëtarë të një familjeje  kanë vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa ishin me pushime në Florida të SHBA-ve.

Sipas The Independent familja sapo kishte dalë nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s kur vetura e tyre e marrë me qira u godit nga një kamionçinë Ford.

Shofer Adam Stephenson, 30 vjeç, gruaja e tij Maryanne Stephenson, 29 vjeç dhe prindërit e tij Brian Stephenson, 66 vjeç, dhe Sheralyn Stephenson, 56, vdiqën në aksidentin i cili ndodhi në Titusville. Të gjithë ishin nga Bristol, Britani e Madhe.

Policia tha se familja po kthehej në shtëpinë e tyre të marrë me qira kur kamioni përplasi makinën me të cilën po udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje.

Një anëtar i pestë i familjes, djali i Brian dhe Sheralyn, ishte gjithashtu me pushime, por fatmirësisht jo në makinë kur ndodhi ngjarja

Artikulli paraprakTJETËRSIMI I PRONAVE, RENATO MALOTA VETËDORËZOHET PRANË ORGANEVE HETIMORE
Artikulli tjetërNË GJYKATË PRITET MASA PËR 23 TË ARRESTUARIT, ÇFARË THOTË AHMETAJ PËR TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT