Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë sërish vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj.

KPA e shtyu vendimin për shkak se i la kohë gjyqtarit Islamaj që të përgatisë mbrojtjen dhe parashtrimet e tij në lidhje materialin ku analizoheshin shpenzimet e tij. Komisioni paraqiti analizën financiare ne tërësi në 18 faqe dhe analizën e shpenzimeve për udhëtimet e kryera nga Islamaj, po ashtu me 18 faqe.Seanca e radhës u caktua në datën 5 mars.

Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 7 shtator por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.

Në seancën e Kolegjit, më 12 Nëntor të viti të kaluar Komisioneri Publik Florjan Ballhysa theksoi se ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikim sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare.

Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.

Artikulli paraprakNDRYSHON MOSHA E DALJES NË PENSION, SA DO TË JETË PËR 2019
Artikulli tjetërBASHA: TË MARRË FUND KULTI I KRIMIT TRASHËGUAR NGA DIKTATURA