Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim deklaroi se vdekja e Enver Sheshit ishte e lidhur me dëshmitë që ai kishte dhënë mbi aferën e Incineratorëve.

“Jam këtu për të denoncuar dhe njëherë errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e Enver Sheshi, i arrestuar për incineratorët.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjallte me shumë dyshime se sqarime një breshëri mesazhesh nga qytetarë që shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri është viktimë e mafies së djegësve, qeveritare të djegësve.

Këto informata shtonin se Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimin e parave ët djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj delati mafioz i kësaj afere të tmerrshme që ka direkt për kokë Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën etjetër dëshmitarine rrezishme.

Afera e djegsve është më flagrantja se dëshmon që Rama me ministrat e tij funksionuan si organizatë kriminale.

Kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me vendimin dhe shkresën e entit kombëtar të specializuar për prokurimet të agjencisë kombëtare të Prokurimeve publike e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se metoda e palikuar për këtë kontratë nuk ekziston në ligjet e vendit.

Agjencia e Prokurorimeve Publike e bëri këtë dy herë me radhë, por Edi Rama duket se duke e pasur ndërmarrje të vetën pavarësisht nga ky vendim që nuk mund të tjekalohej kurrë përveç se me ndryshimin e ligjit në parlament firmosi një kontratë në interes të vetin dhe të klanit të aferës së djegësit,” tha ai.

Artikulli paraprakPAS MBLEDHJES SË GRUPIT, BALLA ZBULON POROSINË PËR DEPUTETËT: ZBRISNI NË TERREN DHE TAKONI QYTETARËT
Artikulli tjetërÇMONTIMI I KAMERAVE NË SHKODËR, BERISHA: ‘SYRI I CIKLLOPIT’ NDJEK QYTETARIN