Kur bëhet gati një vit nga vdekja e Dj të famshëm Avicii familjarët e tij kanë lajmëruar për themelimin e një fondacioni që do të mbajë emrin e tij.

Fondacioni do të fokusohet në grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjet mendore dhe parandalimin e vetëvrasjes shkruan BBC.

“Tim ka dashur ta bëjë diferencën. Themelimi i këtij fondacioni me emrin e tij është mënyra jonë për ta respektuar personalitetin dhe veprën e tij, dhe të vazhdojmë të veprojmë në frymën e tij”, thuhet në njoftimin e familjes së muzikantit.

Producenti suedez u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman në prill të vitit 2018.Tim Bergling (emri i vërtetë i Aviciit) një kohë të gjatë ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli dhe droga dhe ka luftuar me depresionin dhe mendohet se ka vrarë veten.

Artikulli paraprakNË LISTËN E LSI PËR TIRANËN, MJEKU: KY ËSHTË VENDIMI IM
Artikulli tjetërFACEBOOK NDALON PËRMBAJTJET ME NACIONALIZËM DHE SEPARATIZËM TË BARDHË