Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përshkallëzimin e protestës.

Studentët kanë lajmëruar nëpërmjet mediave se nuk ka përçarje, por ata kanë vendosur që të ndahen në disa grupe, pasi një pjesë do të zhvendosen para Kryeministrisë, qindra kanë bllokuar rrethrotullimin e ‘Zogut të Zi’ dhe një pjesë e turmës do të mbetet para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar se nesër do të ketë një ‘black-out’ në të gjithë Shqipërinë, pasi pritet që edhe prindërit e tyre që punojnë në uzina shtetërore ose fabrika private të lënë punën në shenjë proteste.
Rezistenca vijon prej orës 10:00 të paradites së sotme.

Studentet kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit vijon t’i ftojë përmes rrjeteve sociale në dialog. Por studentët nuk pranojnë negociata kërkojnë vetëm vendimmarrje.

Protestuesit do qëndrojnë tek Zogu i Zi deri në orën 20:00. Nësër do mblidhen sërish.

“Do të qëndrojmë deri në orën 20:00 dhe më pas do të protestojmë sërish nesër. Nëpër rrjetet sociale do të organizohemi prap. Të gjithë duhet të jenë këtu me ne”, tha një student.

Studentët janë ndarë në tre grupime. Një pjesë janë nisur drejt kryeministrisë, një pjesë tjetër qëndron në ministrinë e Arsimit dhe një pjesë tjetër kanë bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Një student i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë
“Duam ndihmën e ndërkombëtarëve sepse kryeministri nuk po jep asnjë zgjidhje. Duam ndihmën e ndërkombëtarëve dhe ambasadave” tha një student.

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përshkallëzimin e protestës.

Studentët kanë lajmëruar nëpërmjet mediave se nuk ka përçarje, por ata kanë vendosur që të ndahen në disa grupe, pasi një pjesë do të zhvendosen para Kryeministrisë, qindra kanë bllokuar rrethrotullimin e ‘Zogut të Zi’ dhe një pjesë e turmës do të mbetet para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar se nesër do të ketë një ‘black-out’ në të gjithë Shqipërinë, pasi pritet që edhe prindërit e tyre që punojnë në uzina shtetërore ose fabrika private të lënë punën në shenjë proteste.
‘Ditën e nesërme prindërit tanë do të bojkotojnë punën në institucione shtetërore dhe private. D

o të shkaktohet një ngërç shtetëror. Do ta detyrojmë jo vetëm Ministrinë e Arsimit por edhe kryeministrin që t’i përgjigjet kërkesave të studentëve. Do të bllokohen dyert e Universiteve’, tha një prej studentëve për mediat.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN
Artikulli tjetër28-VJETORI I THEMELIMIT TË PD, BASHA: STUDENTËT PO LAJMËROJNË NJË TJETËR NDRYSHIM TË MADH