Në qytetin e Shkodrës, problematikë kryesore është amortizimi I rrugëve. Në shumë nga lagjet e rëndësishme të qytetit, ka rrugë të cilat nuk janë rikonstruktuar ndonjëherë duke bërë që banorët të përballen me probleme gjatë lëvizjes. E tillë është edhe rruga “Vehbi Ismaili” e cila është totalisht e degraduar. Edhe pse në këtë zonë nuk mungon hapësira për ndërtimin e një rruge me të gjitha standartet, bashkia Shkodër ende nuk e ka vlerësuar sa duhet rëndësinë e investimit në këtë rrugë.

Banorët jashtë kameras tregojnë se disa herë janë detyruar të investojnë vetë për nivelimin e rrugës, në mënyrë që të lëvizin më lehtë në këmbë apo me automjete, por kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Ata kanë kërkuar disa herë që bashkia të marrë përsipër rikonstruksionin e plotë të rrugës, ndërsa pritet që investimi të marrë formë konkrete duke I shërbyer dhjetëra banorëve në këtë zonë.

Artikulli paraprakAMBASADORJA FRANCEZE: SHQIPËRIA TË PËRMIRËSOHET
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR: PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË RRUGËT “DAUT BORIÇI” DHE “HAFIZ SABRI BUSHATI”, NDALOHET PARKIMI