KREPI: SYNIMI I YNË TË QËNDROJMË NË MESIN E TABELËS
Skuadra e Veleçikut është drejt konsolidimit për kampionatin e katëgorisë së parë në të cilën ajo merr pjesë.
Ndeshja miqësore që koplikasit zhvilluan ndaj Vllaznisë tregoi se ky ekip ka në përbërje një grup lojtarësh të rinj por ambiciozë dhe premtues për të përballuar me sukses kategorinë e parë. Këtë bindje e ka shprehur dhe trajneri i skuadrës Kreshnik Krepit duke thënë se Veleçiku tashmë është gati për startin e kampionatit.
Aktualisht skuadra e Veleçikut është bërë dhe një ekip pritës për lojtarët që nuk kanë zënë një vend te ekipi I Vllaznisë. Duke u ndalur tek disa emra, pjesë e skuadrës janë portierët Hallunaj e Sukaj, mbrojtesit Gurishta e Nikshiqi,mesfushoret Hebaj, Borshi e Kozmaj, sulmuesi Idrizi etj. Pavarësisht përforcimeve, Veleçiku pretendon që këtë sezon futbollistik të mbajë mesin e tabelës së klasifikimit dhe të mos rrezikojë rënien nga kategoria.