Skuadra e Veleçikut të Koplikut rrezikon rënien nga Kategoria e Parë. Koplikasit humbën takimin deçiziv me Tërbunin e Pukës në shifrat 2-3 brenda në shtëpi. Ndeshja që u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës u shoqërua me shumë tensione kryesisht në pjesën e dytë dhe në fund të takimit. Veleçiku shënoi golin e parë në minutën e 15′ me anë të Smajlit. Tërbuni nuk dorëzohet dhe barazon shifrat me Hasën në minutën e 26′. Koplikasit kalojnë sërish në avantazh këtë radhë me anë të Marinaj në minutën e 31′. Pa mbaruar pjesa e parë Fejzaj barazon sërish në 2-2 shifrat për Tërbunin. Pjesa e dytë nis po aq e vrullshme ndërsa ekipet kërkojnë fitoren. Bega merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuqe duke lënë Veleçikun me 10 futbollistë. Është minuta e 70 kur Myslimi realizon golin e tretë dhe të fitores për Tërbunin por vendasit kundërshtojnë ashpër për pozicion jashtë loje duke tensionuar situatën.

Tre minuta pa mbaruar ndeshja del me karton të kuq edhe Toma duke bërë që Veleçiku të mbetet me 9 lojtarë. Tërbunin fiton ndeshjen ndërsa edhe pas vërshëllimës së fundit gjyqtari vihet në shënjestër nga Veleçiku. Tensionet vijojnë edhe para se lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjesh.

Trajneri i Tërbunit Edmond Dalipi thotë se tensionet në një ndeshje të tillë janë normale por jo jashtë fushës së lojës.

Sa i përket golit të tretë dhe pretendimeve për offside tekniku Dalipi thotë se nuk merret asnjëherë me arbitrat.

Pas kësaj humbje ekipi i Veleçikut rrezikon tepër rënien nga Kategoria e Parë sepse është në vend të fundit në grup pas kësaj humbje me Tërbunin.

Artikulli paraprakSHKODËR-HANI HOTIT, RRUGA ME MBETURINA DHE QEN TË NGORDHUR
Artikulli tjetërMOTI, DERI TË MËRKURËN RESHJE SHIU, FUNDJAVA ME TEMPERATURA TË LARTA DERI NË 38°C