Veleçiku ka siguruar edhe fitoren e dytë në Kategorinë e Parë duke fituar kësaj herë 2-0 ndaj Tërbunit të Pukës.
Në përballjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” Veleçiku mori këtë fitore të rëndësishme ndaj pukjanëve që edhe për trajnerin e koplikasve Besnik Duli sjell qetësinë..
Trajneri i Tërbunit Oltion Kërnaja u shpreh se skuadra e tij nuk duhet ta humbte këtë ndeshje përballë Veleçikut.
Golat në fitoren e Veleçikut 2-0 ndaj Tërbunit u shënuan nga Ujkaj dhe Toma. Një fitore ka arritur edhe Ada e Velipojës këtë javë në Kategorinë e Dytë teksa ka mundur 1-0 ekipin e Spartakt, ndeshje e luajtur në fushën sportive “Adriatik” në Velipojë.
Goli për Adën u shënua nga Memçaj në minutën e 56’. Kjo është fitorja e parë e velipojakëve në Kategorinë e Dytë për të shpresuar në të tjera rezultate pozitive.