KREPI I RIKONFIRMUAR BESON SE EKIPI DO TË BËJË MË TË MIREN.
Skuadra e Veleçikut që luan në kategorinë e parë ka filluar më fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Presidenti i ekipit Ramadan Lika, njëkohësisht dhe kryetari i Bashkisë së Koplikut ka rikonfirmuar në krye të skuadrës trajnerin e sezonit të kaluar, Kreshnik Krepi.
Ndërkohë që ky i fundit beson se ashtu si vitin e kaluar do të ia arrijnë qëllimit të qëndrojnë sërish në kategorinë e parë. Më tej Krepi ka folur dhe për problemet financiare që sidomos vitin e kaluar kanë shoqëruar këtë ekip, por këtë sezon ai dhe skuadra kanë marrë garancinë e duhur për të vijuar normalisht punën. Trajneri Kreshnik Krepi është ndër më të suksesshmit tek skuadra e Veleçikut për shkak se sezonin e kaluar ka arritur të shpëtojë nga rënia prej kategoriet këtë ekip. Konfirmimi i tij jep një garanci më shumë për ecurinë e Veleçikut që deri me 31 gusht ky do të mbyllet merkatoja pritet të bëjë dhe disa përforcime të tjera për të përballuar me suksesin një ndër kategoritë e vështira të futbollit shqiptar, siç është kategoria e parë.