Skuadra e Veleçikut prej tri javësh ka filluar fazën përgaditore për kampionatin kombëtar të kategorisë së dyte.

Stërvitja ka vijuar normalisht ndërsa duket se ky repart tashmë ka marrë përforcime ku është rikthyer kapiteni Besart Çokaj, sulmuesi Denis Çokaj. Gjithashu pjesë e këtij epipi janë bërë edhe futbollistë të rinj të Akademisë Vllaznia. Trajneri i Veleçiku Besnik Duli shprehet se ngarkesat vijnë në rritje por po punohet për të bërë një paraqitje të mirë në kampionat. Kampionati kombëtar I kategoisë së dytë ishte planifikur për të nisur në datën 18 shtator, por FSHF-ja e shtyu sepse për shkak se një pjesë e klubeve, nuk kanë shlyer detyrimet financiare apo nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit.

Artikulli paraprakFESTA E KURBAN BAJRAMIT, BAGËTITË SHITEN NË RRUGË
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA MUND T’I MARRË PIKË PARTIZANIT