MINISTRI I MIRËQËNIES: “SHQUPI” KËRKON TË MBROJË KUNATIN E LULZIM BASHËS.Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka ftuar Partinë Demokratike që të drejtohet Prokurorisë për akuzat në adresë të tij në lidhje me tenderin e dhënë nga kjo ministri për kompaninë EAG.

Ministri Veliaj nga ana e tij nuk mohoi letrën e dërguar nga specialistja pranë agjencisë shtetërore për mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve në adresë të kryeministrit Edi Rama, pretendim ky i Partisë Demokratike. Ministri tha se verifikohet çdo letër dhe akuzoi sërish se këto akuza vijnë nga PD vetëm për të mbrojtur kunatin e kryetarit të PD Lulzim Basha.Partia Demokratike prej ditësh ka vijuar me akuza në adresë të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,Erion Veliaj, për atë që opozita e ka cilësuar si abuzim me fondet qeveritare, për të favorizuar kompaninë EAG. Deputetët e PD nxorën para medieve një letër qe selia blu pretendon se ka ardhur nga specialistja pranë agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila thotë se është shantazhuar ne mënyre sistematike nga kryetarja e agjencisë për të firmosur procedurat e një tenderi me vlere 25 milionë leke, para këto që duhet të shkonin sipas saj për kompaninë EAG në lidhje me festën e 1 qershorit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pmrgJ2n-mkg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakShkodra dhuron
Artikulli tjetërMINISTRI VELIAJ VIZITON SHTËPINË PARASHKOLLORE