Ndërsa këshilltarët e djathtë bojkotuan mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se kryeqyteti nuk zhvillohet me gjumë dhe as duke qëndruar në çadër.
Veliaj: Në Tiranë ka 2 palë njërëzish. Një palë që punon dhe një palë që nuk punon. E patën Tiranën dhe e lanë si e lanë. Për ne ka qenë një jave e ngarkuar me shumë punë.Në diferencë mes punës dhe gjumit është dhe Pazari i Ri. Patëm një ekip që punuan natë e ditë. Kush jeton atje, kupton se vlera e pronës është rritur deri ne 50%. Mbajtja e zotimit bëhet me punë dhe jo në gjumë e në çadër.Tirana ka nevojë për më shumë punë. Tirana nuk ndryshon me llafe dhe çader. Tirana do të ecë përpara me këtë koalicion dhe vetëm me punë. Veliaj foli edhe për nismën më të fundit të Bashkisë për qeset plastike, sipas të cilit konsumimi i tyre ditor ka rënë me 70%.