Një jaht tip velier ka ngecur në cektinë pranë portit të peshkimit.

Për ta rikthyer në det do përdoret një vinç për shkak se është e pamundur tërheqja nga deti. Mjeti është me flamur italian dhe me ekuipazh një shtetase ruse dhe 2 ukrainas të cilët janë larguar për në vendin e tyre duke qëndruar vetëm një person (kapiteni) në bord.

Shkaku i daljes në cektinë është gabim njerëzor nga ana e tyre pasi nuk u orientuan dot të afrohej në portin e Vlorës duke u futur në zonën e Triportit.

Artikulli paraprakS’KA APARTAMENTE ME QERA NË DURRËS, FAMILJET E PREKURA DO AKOMODOHEN NË TIRANË
Artikulli tjetërOSBE, KRITIKA LIGJIT PËR “ON LINE”, KËRKON NDRYSHIME TË DRAFTIT TË PËRGATITUR NGA QEVERIA