Sezoni turistik i këtij viti në Velipojë pritet që të hapet me 2 Qershor në varësi edhe të kushteve atmosferike të cilat mund të ndikojnë për shtyerjen e celjes së tij. Një investim prej rreth 1 miliard lekësh që po investohet në infrastrukturë nga buxheti I bashkisë Shkodër do ti japë Velipojës një fytyrë të re.
Kreu i kësaj njësie Altin Kaci shprehet se është duke u punuar paralelisht në 5 rrugë të brendshme që lidhin qëndrën me bregdetin. Po ashtu është kryer sistemimi dhe pastrimi i brezit ranor
Kaci gjithashtu garanton pushuesit se furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike do të jetë pa ndërprerje
Kosovarët vazhdojnë të mbeten fanatikë të Velipojës, por së fundmi Velipoja po preferohet edhe nga turistët e huaj
Administratori Kaci fton qytetarët shkodranë që me datën 2 Qershor të jenë të pranishëm në eventin që do të organizojë bashkia Shkodër për celjen e sezonit
Në rajonin e veriut, Velipoja mbetet një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike