Bashkia e Shkodrës në bashkepunim me The Door, në 1 Maj, kanë celur zyrtarisht sezonin turistik në plazhin e Velipojës.

E konsideruar si një festë për zhvillimin e turizmit, gjithcka është organizuar në qëndër të plazhit duke ftuar të gjithë pjesmarrësit të jënë pjesë e kesaj festë për Velipojën. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, është shprehur se ky event, shënon hapjen e një sezoni i cili këtë vit, konsiderohet të jetë teper pozitiv.

Plazhi i Velipojës, tashmë ka pritur turistët e parë, pushuesit e parë ditor, ne kete bregdet të lakmueshëm nga të gjithë, një plazh që rënditet në top listën e plazheve me te pastra ne vend, ndërkohe që Bashkia Shkodër është angazhuar që sa i takon sherbimeve, ky vit të plotësoje të gjitha kushtet.

Artikulli paraprakNESËR PËRGJIGJET E LOTARISË AMERIKANË, JA SI DHE KU DUHET TË KONTROLLONI
Artikulli tjetër‘PS RAHMET PASTË’, BASHA: RILINDJA VODHI 2.8 MLD EURO NË KATËR VITE