1 Maji shënon hapjen e sezonit në pikën Turistike të Velipojës, ndërsa në datën 27 maj zyrtarisht sezoni do të jetë i hapur edhe në Theth.

Kreu i drejtorisë së turizmit pranë Bashkisë Shkodër Gentian Mema bën me dije se ashtu si një vit më parë, hapja e sezonit në Theth do të bëhet përmes një feste tradicionale të zonës. Mema foli edhe për Zonën e Përmirësimit të Biznesit e njohur ndryshe si BID Shkodra. Sipas tij, kjo shoqatë e bizneseve në zonën historike të qytetit ka dhënë kontribut në zhvillimin e turizmit në qytet.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA HYN NË LIBRIN “GUINNES”
Artikulli tjetërHOTI: GËRRYERJA NË LUMENJ, MASAKËR NË SHKODËR