MINISTIRA E TURIZMIT ZHVILLON TAKIM ME BIZNESIN NË PLAZH. Agjensia  Kombëtare e Bregdetit dhe ajo e menaxhimit të territorit kanë zhvilluar në Komunën e  Velipojës një takim me drejtuesit të pushteit vendor dhe përfaqësues të biznesit, në kuadër të planifikimit dhe menaxhimit që do ti bëhet këtij plazhi për sezonin e ardhshëm turistik. Për më shumë rreth këtij takimi ka folur kryetari i komunës Pashko Ujka.

Ndërkohë drejtori i Angjensiseë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare ka folur për efektet që do të ketë ky takim i zhvilluar. Plazhi i Velipojës është përzgjedhur si një ndër 5 plazhet projekt pilot në Shqipëri qoftë nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit por dhe ajo e Menaxhimit të Territorit për të bërë një master plan zhvillimi dhe sistemimi të këtij plazhi, që është një ndër më të rëndësishmit në Shqipëri. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/8zIvxPIO-FA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNDEROHEN SHKODRANËT E KOMBËTARES
Artikulli tjetër“NEXT” ÇEL DYERT NË SHKODËR