Korriku ka dyndur pushuesit drejt bregdetit të Velipojës në Shkodër.Kjo vijë bregdetare vijon të mbetet e preferuara e shkodranëve, por edhe pushuesve nga Kosova, të cilët ditët e fundit kanë “pushtuar” këtë destinacion. Uji i detit i kristaltë, rëra e pastër e kurative, siguria dhe gastonomia janë arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin këtë vijë bregdetare.

Megjithatë edhe sivjet problemi më i madh mbeten hapësirat publike, që sërish vijojnë të mos respektohen. Velipoja mbetet një nga zonat më të frekuentuara të veriut teksa në kulmin e sezonit numri i pushuesve shkon mbi 120 mijë. Megjithatë kjo pikë turistike vijon të jetë larg shumë standardeve.

Artikulli paraprakSHTËPIA E LORO BORIÇIT NË MËSHIRË TË NDRYSHIMEVE LIGJORE
Artikulli tjetërMAZHORANCA MIRATON LIGJIN PËR TURIZMIN