Partia Demokratike në Velipojë është e bashkuar për një fitore të thelle ne zgjedhjet e 25 Qershorit.
Ky ka qene mesazhi që është përcjellë gjatë takimit elektoral të kandidatit Gjokë Uldedaj. I pranishëm në këtë takim ka qene edhe kryetari i PD Shkodër Ramiz Çobaj, i cili evidentoi figurën e Uldedaj dhe mbështetjen për zonën e Velipojës. Gjokë Uldedaj, gjatë fjalës së tij kërkoi mbështetjen e Velipojës ashtu si në 2009-të, kur rezultati ishte tejet i thellë për partinë demokratike.