Kur na ndajnë rreth 10 ditë nga hapja e sezonit turistik në Velipojë, ende nuk janë marrë të gjitha masat për të pritur pushuesit vendas dhe të huaj. Administratori Altin Kaçi thotë se ende nuk është kryer procesi I dezinskektimit në zonën e plazhit, ndërsa shton se ky proces nuk kryhet nga bashkia Shkodër.
Kaçi shton se hapja e sezonit është menduar në 10 ditët e ardhshme ndërsa tregon se gjatë kësaj periudhe është investuar në ndriçimin e pedonales, pastrimin dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Velipoja është e vetmja njësi administrative në bashkinë Shkodër e cila mbuon rreth 30% të buxhetit të bashkisë Shkodër. Me përmirësimin e situatës së krijuar nga pandemia, pritet që këtë vit të akomodohen më shumë turistë e si rrjedhojë të gjenerohen më tepër të ardhura nga strukturat që operojnë në këtë zonë.