Këtë të shtunë është hapur sezonin veror 2018 për plazhin e Velipojës I cili pritet që këtë verë të ketë fluks turistësh jo vetëm shqiptarë. Natyrisht që në shërbimet që ofrohen në këtë plazh janë nga më të ndryshmet.

 

Bashkia Shkodër natyrisht ka menduar që në ndihmë të vizitorëve të jetë në funksion të tyre edhe zyra e infozmacionit ku Gentian Mema drejtor I turizmit në bashkinë Shkodër për Star Plus tregon.

 

Në këtë zyrë informacioni për të gjithë pushuesit jo vetëm shqiptarë do të ofrohen jo vetëm pushime në rërë dhe plazh por edhe praktikimin e sporteve të ndryshme ujore, shëtitje me biçikleta etj.

 

Gjithashtu në zyrën e informacionit është menduar që si alternativë është edhe ofrimi I mundësive për të vizituar edhe pikat turistike në qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakFILLIM SEZONI, VELIPOJA PRET PUSHUESIT E PARË
Artikulli tjetërTREGJET E BAGËTIVE, JASHTË STANDARTEVE