Sezoni turistik në Velipojë është në parametra të kënaqshme.

Njësia Administrative ka marrë të gjitha masat si për furnizimin me energji ashtu edhe në garanatimin 24 orë me ujë të pijshëm për pushuesit.Kreu I kësaj njësie Mark Laloshi tha se këtë vit është menduar që pushuesve ti ofrohen kushte sa më bashkëkohore. Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore.Aty dallohen plazhi I madh me gjatësi 14 km dhe gjeresi 200 metra me rërë të imët dhe tëp aster.Plazhi rigjenerohet cdo vit nga baticat dhe zbaticat duke e bërë përqindjen e jodit me rërë shumë të lartë.Cdo vit Velipoja thith të paktën rreth 100 mijë pushues vendas e të huaj.  .Deti,Rera e cila eshte e pasur me jod,pylli,rezervati i gjuetise,laguna dhe klima e mrekullueshme jane ato qe vashdojne te terheqin pushues te shumte jo vetem nga shkodra por nga i gjithe vendi dhe jo vetem.

Artikulli paraprakSPITALI I SHKODRËS, 800 MLN PËR RIKONSTRUKSIONIN E REANIMACIONIT
Artikulli tjetërURA E MESIT MONUMENT APO LANDFILL MBETURINASH ?