Një prej çështjeve të diskutuara në këshillin bashkiak të Shkodrës është edhe ajo e hapësirave publike.
Anëtarja e këshillit Mirela Mataj tha se pavarësisht aksionit të bashkisë dhe policisë në Velipojë hapësirat publike janë ende të zëna dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi foli pas mbledhjes duke thënë ndërhyrja është bërë me vonesë për shkak se nuk ka patur nga ministria e turizmit autorizimin ndërsa tregoi se ende 3 subjekte nuk i kanë liruar hapësirat publike në plazhin e Velipojës.
Para pak ditësh rreth 150 forca policie bashkë me bashkinë Shkodër dhe disa institucione të tjera zbarkuan në Velipojë për lirimin e hapësirave publike por ai operacion
thuajse është i pavlefshëm duke qenë se zona e rërës që duhet të jetë e lirshme për pushuesit është ende e pushtuar me shezlone të paligjshme.