Bashkia Shkodër nuk ka forcën e duhur financiare për të investuar në rrugët dytësore në plazhin e Velipojës.
Kështu shprehet nënkryetari i bashkisë Shkodër Dritan Meta sipas të cilit rrugët dytësore në Velipojë kërkojnë investime madhore që mund të realizohen vetëm nepërmjet qeverisë. Nënkryetari Meta foli edhe për investimin në 12 rrugica në zonën muzeale të Shkodrës. Në 12 rrugicat dytësore 38 milion lekë do të jenë për vendosjen e pllakave dhe punime të tjera ndërsa 18 milion për infrastrukturën nëntokësore, investim që pritet të mbyllet brenda këtij viti.