Plazhi më i madh në veri të Shqipërisë, Velipoja, edhe këtë sezon turistik ka mbetur në mëshirë të fatit, pa roje bregdetare.

 

Kjo situatë ka bërë që pushuesit realisht të ndihen të frikësuar përballë detit, që jo pak herë ka marrë jetë njerëzish. Gjatë këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det tre persona, ndersa numri i viktimave gjate ketij sezoni per shkaqe edhe te infarkteve eshte 7. Nëse gjatë bregdetit do të kishte pasur roje apo vëzhgues, mbase numri i viktimave do të ishte më i vogël. Në Velipojë pushojnë çdo ditë rreth 90 mijë veta, kryesisht banorë të rretheve të veriut të vendit dhe nga Kosova. I shtrirë në një gjatësi prej 15 kilometrash, plazhi i Velipojës është një nga zonat turistike që e ka të domosdoshme praninë e rojeve bregdetare. Për pushuesit situata është kthyer në një makth, pasi u duhet të ruajnë fëmijët dhe të afërmit në kohën që hyjnë në ujë për t‘u freskuar. Në gjithë plazhin e Velipojës, vetëm në një territor privat ka pikë vrojtimi e roje dhe në këtë territor numri i pushuesve është më i lartë se në pjesët e tjera të plazhit, pasi pushuesit ndihen të sigurt.

Artikulli paraprakHUMB JETËN NJË TURIST I HUAJ NË KSAMIL
Artikulli tjetërROJET E PLAZHIT, QYTETARËT “KRYQËZOJNË “ RAMËN