Velipoja i ka të gjithë mundësitë për të qënë pionere e zhvillimit të qëndrueshem te turizmit me ndertimin e hoteleve me 5 yje dhe zhvillimin e kesaj zone, duke e kthyer në atraksionin kryesore turistik për Shqiperine. Nje deklaratë e tillë është bërë publike nga vetë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në rezervatin e mbrojtur të lagunës së Velipojës. Klosi u shpreh se janë gati projektet për ti dhënë zhvillim kësaj zone.

Ministri i Jashtëm, njekohesisht edhe deputeti i Shkodrës Ditmir Bushati, shprehu vullnetin e qeverise shqiptare për të sjellë, investime për Shkodrën. Ministri Klosi dhe Bushati janë njohur me nje perlat e kësaj zone sic është rezervati i Velipojës një pasuri dhe nje zone e mbrojtur e cila kërkon investime dhe vemendje nga ana e qeverise.

Artikulli paraprakSHKODRA NË PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërPROTESTA/ MINISTRIA E BRENDSHME FALENDERON OPOZITEN