Plazhi i Velipojës është një nga zonat turistike më të preferuara në veri të vendit, por pushuesit ankohen për çmime të shtrenjta. Sipas tyre, aktualisht Velipoja rezulton të jetë më e shtrenjtë se Budva e Malit të Zi.
Po sipas pushuesve, probleme të rëndësishme mbeten mungesa e rojeve bregdetare, ujit të pijshëm dhe e një qendre me më shumë mjekë. Plazhi i Velipojës është plazhi më i madh në veri të vendit, veçoritë e të cilit me ujin dhe rërën e pastërt e bëjnë edhe më tërheqës për pushuesit. Nga konstatimi në terren, shqetësuese mbetet dhe mungesa e hapësirave publike në qendër të plazhit.