Velipoja, po shkon drejt nje sezoni te suksesshem, kjo jo e bazuar ne shifra dhe fakte konkrete por ne deklarimet e vete pushuesve, te cilet vleresojne kete pike turistike per resurset natyrore por edhe per sherbimet qe ofrohen ne kete pike kryesore turistike per qarkun e Shkodres.
Sa i takon hapesirave publike, pushuesit shprehen te kenaqur, duke bere edhe krahasimin me plazhe te tjera ne shqiperi. Plazhi i Velipojes, numeron mbi 70 mije pushuesit gjate ketyre diteve, nderkohe qe gjate fundjavave, numri i tyre shkon edhe ne 100 mije pushues duke e kthyer Velipojen ne destinacionin kryesor turistik.