Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19, ka patur një përkeqësim të gjendjes së krijuar në plazhin e Velipojës. Nga qindra rastet të cilat trajtohen në qendrën shëndetësore verore, mjekët kryejnë mbi 50 tamponë mesatarisht çdo ditë tek personat të cilët dyshohen si bartës të virusit. Mjeku Teoton Muzaka tregon se nga këto testime, të paktën 15 persona në ditë rezultojnë pozitive me koronavirus.
Mjeku Muzaaka tregon se më të prekur gjatë kësaj periudhe rezultojnë fëmijët.
Paralelisht me qendrën shëndetësore verore në Velipojë punon edhe qendra shëndetësore në Rrjoll, ku ofron të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore për të gjithë pushuesit të cilët zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet verore.