I RIU ME INICIALE A.GJ HUMB KONTROLLIN E MJETIT. Nje tjeter aksident i rende eshte shenuar te marten ne dreke ne rrugen e rrjollit ne velipoje, , rreth ores 12.50 nr aksin rrugor Velipoje-Shkoder ku nje makine e tipit wolsvagen me targe sh 6437d ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur ne krahun e pjeses malore.

Ne momentin e aksidentit drejtuesi I mjetit me iniciale A.Gj ishte I vetem ne makine,ndersa kontakti me pjeset shkembore te malit ka bere qe 25 vjecari te marre plage te renda.Transportimi I tij per ne spitalin rajonal te shkodres ka qene I menjhetshem por gjithsesi I riu ndodhet ne gjendje kritike .Ne vend ngjarje mberriten menjehere forca te shumta policie dhe grupi hetimor I cili kreu veprimet e duhura proceduriale.Rruga e rrjollit pavaresisht se kohet e fundit I eshte nenshtruar nje rikontruksioni te plote njihet per kthesat e saj te ngushta dhe gjeresine e saj tejet te limituar.

Artikulli paraprakITALIANËT E “SHKODRANIZUAR”
Artikulli tjetërLIGJI I RI, NË UNIVERSITET ME MESATARE MBI 7