Shkrirja e komunave dhe kalimi i tyre në Bashkitë e mëdha ka krijuar probleme për sezonin turistik në Velipojë. Bizneset nuk pranojnë të paguajnë taksat vendore në komunë dhe kërkojnë t’i shlyejnë në bashkinë e re të Shkodrës. Pas një ankese të kryekomunarit në detyrë Pashko Ujka u zhvillua një mbledhje në prefekturën e Qarkut Shkodër .
Drejtori rajonal i tatim-taksave Hysen Hysa dhe drejtorja e financave në Bashki Teuta Haxhi deklaruan se momentalisht urdhërat e qeverisë nuk lënë vend për zgjidhje PREFEKTI: BIZNESET NË VELIPOJË S’DO I SHPËTOJNË TAKSAVE Në prefekti Paulin Radovani tha se bizneset në Velipojë nuk duhet të përfitojnë nga kjo situatë sepse do të jenë të detyruar të shlyejnë të gjitha taksat. Në fakt nëse nuk gjehet një zgjidhje për mënyrën e mbledhjes së taksave për bizneset në Velipojë atëherë krijohet një dëm i madh ekonomik sepse bëhet fjalë për afro 55 milion lekë të reja në total.