Edhe pse jemi ende larg nga hapja zyrtare e sezonit turistik, Velipoja prej kohësh është kthyer në destinacionin e preferuar turistik të qytetarëve shkodrane, por jo vetëm sepse po frekuentohet nga turistët që ndodhen këto ditë në Shkodër vendas por edhe të huaj. Moti I favorshëm ka bërë që plazhi të frekuentohet që në ditët e para të muajit shkurt, por ajo që vihet re është papastërtia.

Këto pamje janë marrë në zonën e Vilunit këtë të premte, ku pamja lë për të dëshiruar ndërkohë që kishte shumë familje të cilat ishin kthyer në shtëpitë e tyre të plazhit për të kaluar fundjavën. Pavarësisht kalendarit të aksioneve të pastrimit që bashkia mund të ketë planifikuar, kur frekuentimi në këtë zonë rritet, njësoj duhet të jetë edhe shërbimi I ofruar nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, puna ka nisur për pastrimin e bregut rënor vetëm në qendër të plazhit, aty ku vazhdimisht ka më shumë qytetarë për shkak të kafeneve apo restoranteve që operojnë. Jashtë kameras së Star Plus, pushues të ndryshëm kërkojnë që situata të merret nën kontroll në një kohë që frekuentimi I plazhit po rritet dita-ditës.

Artikulli paraprak“BILBILAT E VEGJËL KËNDOJNË”, GJYSMËFINALJA E DYTË
Artikulli tjetërVALDANO NIMANI NË VEND TË TRETË ME SHKODRA U-19