Velipoja po kalon një nga sezonet verore më të mira të viteve të fundit. Nënkryetari I bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli thotë se gjatë muajit gusht është vënë re një rritje e numrit të pushuesve në këtë zonë ndërsa shton se aktualisht po punohet për të krijuar një sistem për pastrimin derë më derë në strukturat akomoduese.

Nënëkryetari Qylybyli shton se Velipoja mbetet një nga plazhet me çmimet më konkuruese dhe kushtet më të mira krahasuar me plazhet e tjera të vendit, çka ka bërë që për muajin gusht të jenë të rezervuara të gjitha strukturat hoteliere ku akomodohen pushuesit, por jo vetëm.

Ndër vite, plazhi I Velipojës ka patur një numër të lartë pushuesish. Më së shumti, Velipoja frekuentohet edhe nga shqiptarët e Kosovës të cilët edhe këtë sezon veror kanë qenë të shumtë

 

Artikulli paraprakPARTIA E LIRISË I DREJTON 6 PROPOZIME QEVERISË: MBËSHTETNI FINANCIARISHT ME TË PAKTËN 50-70 EURO NË MUAJ ÇDO QYTETAR MBI 18 VJEÇ!
Artikulli tjetërKTHIMI I EMIGRANTËVE, RADHË TË GJATA TEK ZYRA “ALEAT”