Qarku Shkodër

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin D. N., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.

Stacioni i Policisë Velipojë shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 44 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. S., 28 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” janë hapur disa llogari fiktive me emrin e tij dhe me tekste fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHUHET PLOTËSISHT ZJARRI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërAMBASADORI I OSBE URON SPIROPALIN PËR ZGJEDHJEN SI KRYEPARLAMENTARE