Tërmeti shaktërrues i 26 Nëntorit nuk ka kaluar pa pasoja as në qarkun e Shkodrës. Në fshatin Rrjoll në njësinë administrative Velipojë tërmeti ka dëmtuar disa shtëpi, të cilat kanë pësuar carje në pjesën e mureve dhe tavani. Orët e tmerrit të asaj dite i ka përjetuar edhe familja e Lek Gjelaj në Rrjoll . Dy të moshuarit teksa rrëfejnë momentet kur ka rënë tërmeti, thonë se ndihen të frikësuar të kalojnë netët në këtë shtëpi

 

Ndërsa  gruaja e shtëpisë Mara Gjelaj me lot në sy tregon se i ka ngulitur në mendje ato momente, ku lëkundja e tërmetit sic thotë ajo mund të shkaktonte edhe ndonjë ngjarje më të rëndë pasi ka qënë tepër e forte.

 

Vetëm 20 metra larg ndodhet shtëpia e Tonin Gjelaj.Edhe kjo banesë  ka dëmtime.Muret kanë pësuar plasaritje ndërsa tavani i amortizuar rrezikon ti zërë brenda

 

Pas këtyre dëmeve materiale në disa banesa në Velipojë ditën e Hënë pritet që inxhinierët të verifikojnë nga afër gjendjen e shtëpive të dëmtuara , e më pas të bëjnë vlerësimin nëse janë apo jo të banueshme. Familja Gjelaj  është një nga më të dëmtuarat në zonën e Velipojës

 

 

Artikulli paraprakMETA NË BUBQ, VIZITON BANORËT E PREKUR NGA TËRMETI: PASOJAT JANË TRONDITËSE, TANI TË PËRBALLOJMË SA MË MIRË EMERGJENCËN
Artikulli tjetërMREKULLIA: NUK NA U HAP DERA, DOLËM NGA DRITARJA. DO KISHIM RËNË NË GREMINË SE ISHTE SHEMBUR SHKALLA