Brenda një muaji përafërsisht pritet që të përfundojë plotësisht linja e re e tensionit të lartë që operatori i shpërndarjes të energjisë elektrike ka investuar nga nënstacioni i Bushatit deri në zonën e plazhit në Velipojë. Ky investim i ri u inspektua nga prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri dhe drejtori i OSHEE Rezart Isufi.
Prefekti Pjetri u shpreh se me këtë investim nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë sezonit turistik ndërsa përfitojnë edhe disa fshatra të NënShkodrës.
Evis Hoxha, inxhinier i firmës që po kryen punimet në linjën e re të tensionit të lartë thotë se në 17 kilometër janë vendosur deri më tani 56 shtylla dhe tashmë kanë mbetur edhe 5 të tjera për ta përfunduar këtë investim.
Nga ana e tij prefekti Pjetri u shpreh se të gjitha drejtoritë rajonale kanë marrë masa për të përballuar me sukses fluksin e turistëve në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër.